Vija bregdetare e Gazës, dikur një destinacion turistik, tani është bërë një strehë për palestinezët, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar.
Një incizim i realizuar nga Anadolu shfaqi shkatërrimin e shkaktuar nga ushtria izraelite.
Shumë familje që humbën shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën vazhdojnë të jetojnë në tenda të ngritura rreth bregdetit të Gazës.
Dikur një destinacion popullor veror për banorët e Gazës me restorantet, shtigjet për këmbësorë dhe pamjet e detit, zona Kornish tani është e mbushur me tenda të ngritura nga qindra familje.
Porti, i cili ishte një nga vendet më të gjalla në qytet para luftës, sot shihet si një zonë strehimi e mbushur me tenda.
Mungesa e shërbimeve bazë të infrastrukturës dhe ndërprerjet e vazhdueshme të ujit dhe energjisë elektrike në rajon i bëjnë kushtet e jetesës edhe më të vështira.












