Vetëm 10 të verbër të punësuar në institucionet publike

Vetëm 10 të verbër të punësuar në institucionet publike

Personat e verbër dhe ata me shikim të dobësuar vazhdojnë të përballen me probleme të shumta gjatë funksionimit të përditshëm në Kosovë. Punësimi vazhdon të mbetet ndër problemet kyçe, pavarësisht se një e drejtë e tillë është e garantuar me ligj.

Sipas të dhënave të organizatave, vetëm 10 persona të verbër apo me shikim të dobësuar janë të punësuar në institucionet publike të vendit, shkruan lajmi.net.

E, kjo nga Bekim Krasniqi, menaxher i programeve në Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, po konsiderohet shqetësuese.

“Ka të punësuar është një numër i vogël, është numër simbolik saktësisht shifër me thënë nuk do kisha me dhënë por në institucione publike mundem të jenë 10 persona që është pak duke pas parasysh qysh e jep edhe ligji për aftësim dhe riaftësim profesional edhe punësim të personave me aftësi të kufitar në përgjithësi që çdo i 50 i punësuar në institucion apo në ndonjë ndërmarrje duhet të jetë person me aftësi të kufizuar. Deri tash kjo nuk ka gjet zbatim dhe ka bë të pamundur punësimin e numrit më të madh të personave të verbër”, ka treguar ai për emisionin “Shenjë.

E, sipas Ligjit për Personat e Verbër, këtyre personave u garantohen punësimi kur me vendim të komisioni mediko-social plotësojnë kritere të caktuara për punësim.

Mirëpo sipas Bujar Kadriut, ushtrues i detyrës i drejtorit të forumit kosovarë të aftësisë së kufizuar shprehet se ky ligj tash e sa vite nuk ka gjetur zbatim për këtë kategori.

“Qysh nga viti 2012 në fuqi është ligji për personat e verbër në Kosovë kam qenë pjesë aktive e atij ligji, kam marrë primatin e evokimit për aprovimin e ligjit dhe më pas për zbatimin e pjesshëm të tij. Qysh nga viti 12/12 Kuvendi i Kosovës ka aprovuar ligjin për personat e verbër dhe në vitin 2013 dhe në janar të 2013 ka filluar zbatueshmëria e tij tek personat e verbër dhe padyshim që është një ligj i cili mbulon ato nevojat esenciale apo nevojat të cilat kanë personat e verbër. Por konsideroj se ky ligj i cili ka ndryshuar situatën e personave të verbër në Kosovë qysh nga viti 2013 mendoj se ka ngecje të theksuar në zbatim, dhe në koordimin me shoqatën e të verbërve të Kosovës ne padyshim që e kemi një avokim të vazhdueshëm në mënyrë që shërbimet dhe përfitimet e saj t’i jep ligji të jenë në interes personal për të verbër.

Për këtë, Kadriu konsideron që ligjet aktuale duhet të shfuqizohen.

“Po tani kemi një tjetër iniciativë tjetër legjislative e cila iniciativë legjislative është për hartimin e ligjit për përfitime dhe shërbime e personave me aftësi të kufizuar ku praktikisht ligjet ekzistuese duet të shfuqizohen siç është ligji i personave të verbër dhe ligji për tetraplegjinë në mënyrë që ky ligj gjithëpërfshirës të mbrojë në mënyrë të barabartë të gjitha llojet e aftësisë së kufizuar pa asnjë dallim dhe të ketë një barazi ndërmjet grupeve të personave të aftësisë së kufizuar” ka treguar ai.

Ndërkaq, nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës bëjnë të ditur se rreth dy mijë persona përfitojnë financiarisht si formë e kompensimit të verbërisë.

“Tash për tash persona të verbër janë diku rreth 2 mijë e diku 1 mijë e 800 që përfitojnë shërbime financiare ose të mira financiare prej kompensimit të verbërisë dhe diku edhe me dëmtime në të pamur janë 3 mijë të tjerë dhe rreth 5 mijë persona llogariten me shikim të humbur dhe të dëmtuar në të gjithë Kosovën. Prej tyre diku rreth 2 mijë e 500 ndoshta edhe më shumë janë që frekuentojnë herë pas here shoqatën e disa në baza më të rregullta e disa më të rralla”, ka thënë ai.

Mirëpo, pesha e madhe mbetet për personat të cilët në moshën madhore kanë humbur shikimin.

Ndër të tjerash, shoqata nuk lë anash as këta persona. E forma e vetme e mbështetjes së tyre mbetet përmes disa projekteve.

“Është mësimi për personat e verbër që në moshën madhore për shembull kanë humbur shikimin marrin shërbime fillimisht psiko-sociale përmes shembujve të suksesit se fillimisht personat e verbër sidomos në moshën madhore nëse e humb shikimin ata mendojnë që është bë fundi i botës për ta dhe ka përfunduar për ta. Mirëpo pas bisedave me ta individuale e herë pas here edhe grupore njoftojmë që sikurse edhe për rastin për shembull në fjalë që mund të jetë iu njoftojmë që gjithçka është e mundur jeta duhet të vazhdojë përmes integrimit të tyre duke pasur parasysh që edhe pse humbet shikimi shqisat tjera funksionojnë edhe përmes projekteve mund të lexoj shkrimin të mësoj edhe shkrim leximin brial të dëgjoj pajisjet përmes softwerëve folës dhe gradualisht të inkuadrohen në shoqëri dhe sado kudo ta zbusë atë errësirën që ai ka kaluar në gjendjen që e ka fituar për arsye të ndryshme shëndetësore apo fatkeqësi të ndryshme që kanë mundur të vijnë. Po ashtu mësohet edhe lëvizja edhe në ambiente të hapura dhe të mbyllura që sado kudo një person i verbër edhe tash infrastruktura e jashtme tek ne është pothuajse akoma në gjendje të rëndë dhe është shumë e rrezikshme një person i verbër të lëviz vetë me shkop të bardhë apo përmes formave të tjera orientuese, mirëpo sado kudo ata stërviten që të patën në hapësira të ngushta edhe aty ku e ndiejë vetën më të sigurte munden të lëvizin të pavarur të mos mbesin gjithmonë barrë e familjes edhe për lëvizjen më të vogël të mundshme në një hapësirë të caktuar”, është deklaruar ai.

Nga Qeverisa e Kosovës thanë se janë duke punuar përmirësimin e kushteve për këtë kategori të shoqërisë.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Arsimit është duke punuar që të lehtësojë funksionimin e personave të verbër, përmes një aplikacioni.

“Një person i verbër nuk mund ta dëgjojë testin në gjuhën shqipe, por mund të dëgjojë në gjuhën angleze apo në ndonjë gjuhë tjetër dhe ne po punojmë,do të thotë Ministria e Arsimit ka ndarë buxhet , ka verifikuar procedura për të vendosur sistem në sintezën vokale. Për këtë do t’ia mundësojë çdo qytetari do të thotë të verbër që t’ia bëjë jetën më të lehtë në secilën do formë edhe kur të punojnë, edhe nëse shkon në një rrugëtim në aeroportet në shkollim do të dëgjohej shkrimin, tekstin përmes sintezës vokale që do të duhej të jetë si aplikacion në çdo telefon kompjuter apo çfarëdo teknologjie që do të përdori qytetarët tanë të verbëritë, ky është një nga prioritetet dhe po shpresojmë që kjo do të jetësohet pasi që vetëm kanë filluar procedurat nga Ministria e Arsimit”, tha ai.

Ai ka shtuar se në bashkëpunim me komunat e vendit është duke u punuar që personat e verbër mos të kenë problem me qasje.

Në anën tjetër është punuar dhe po punohet edhe për qasjen kemi përpiluar një projekt bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe 5 komunat e Kosovës dhe Ministrinë e Ambientit dhe planifikimit hapësinorë për të identifikuar dhe për të analizuar pengesat që paraqiten sa i përket qasjes sepse kur flasim për qasjen kemi probleme të shumta edhe me karrocë po edhe atë se si të orientohet një qytetarë i verbër në trotuare apo në objekte të ndryshme të institucioneve çoftë publike, private apo kudo do të thotë në rrethin ku jeton. Do të thotë kemi marrë në pilotim 5 komuna jemi në fazë të punës në fazën e parë dhe në këto hyjnë aktivitete të cilat i kemi identifikuar në kalendarin e zbatimit të punës si vit i 2022 vit i personave me aftësi të kufizuar. është shprehur ai.

Për krijimin ne kushteve për personat e verbër përgjegjësi e madhe bie edhe tek komunat e Kosovës.

Në Komunën e Prishtinës ka thënë se janë marrë politike dhe veprime që ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së personave të verbër.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti ka thënë se janë marrë disa veprime konkrete për këtë kategori të shoqërisë.

“Çfarë kemi bërë ne si Komunë e Prishtinës?Mund të shihet fare lehtë po hyni në ambientin e Komunës së Prishtinës në katin përdhese aty ku janë edhe të vendosura sportelet për gjendjen civile. Kemi vendosur shiritat aktil brenda objektit të Komunës së Prishtinës për përdoruesit e shkopit të bardhë, kështu që ata do9 të kenë mundësinë të qasen më lehtë kurdo që kërkojnë një dokument, çfarëdo çoftë ai çoftë certifikatë ekstrakt dhe çfarëdo tjetër vendimi ose çfarëdo tjetër dokumenti civil që iu duhet ta kenë mundësin që pa ndihmën e asistentit të orientohen brenda hapësirave të Komunës së Prishtinës. Këtë e kemi bërë në dy objektet e komunës së Prishtinës, dhe konsideroj se është njëri prej vendimeve njëri prej veprimeve më konkretisht më të mira që kemi bërë duke iu ofruar mundësitë që personat e verbër të kenë mundësinë të qasen në komunën e Prishtinës”, ka treguar ajo.

Ndërkaq, nga kryeministri i vendit, viti 2022 është shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova