Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Pejë, pas vdekjes tragjike të kandidatit të tyre për kryetar në këtë komunë, Astrit Ademaj, ka marrë vendim që të mos ketë asnjë kandidat tjetër për të parin e Pejës në zgjedhjet lokale 2021.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti.
“Po është e vërtetë”, ka thënë shkurt Haliti.