Ministria e Tregtisë ka bërë të ditur se i ka në dispozicion vetëm dy inspektorë të tregut të cilët e kanë për detyrë t’i inspektojnë parregullsitë eventuale të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit.
Çmimet e produkteve të konsumit nuk po pësojnë rënie, përkundrazi shumë prej tyre janë shtrenjtuar duke e rënduar kështu shportën e konsumatorëve.
Çmimet e vajit prej asaj kohe, nuk ka pasur aksione të përmasave të tilla, edhe pse qytetarët ankohen se çmimet vazhdojnë të rriten.
Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, janë arsyetuar se ekzistojnë vetëm dy inspektorë të tregut, për t’i inspektuar operatorët ekonomikë se a ka ndonjë parregullsi në çmime.
Uliks Spaçi, këshilltar për media në MINT, ka thënë se përkundër se janë vetëm dy inspektorë, po e japin maksimumin e tyre për t’i kryer inspektimet e nevojshme.
Ai ka bërë të ditur se kanë bërë, gjithsej, 281 inspektime, gjatë tre muajve të parë të vitit 2022.
Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë“Sektori i Tregut i cili vepron në kuadër të Inspektoratit të Tregut dhe i cili ka vetëm 2 inspektor të tregut, ka zhvilluar 281 inspektime gjatë periudhës Janar-Maj 2022. Në rastet kur është hasur në parregullsi janë marrë masa ndëshkuese, prej tyre janë shqiptuar 58 gjoba si dhe për 14 raste është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatat kompetente. Të dhënat nuk përfshijnë numrin e inspektimeve të realizuara nga inspektorët e tregut në Komuna”, ka thënë Spaçi për Portali D.
Në mes të tjerash, Kaçaniku është shprehur se edhe pas rritjes së çmimeve të disa produkteve, nuk është rritur cilësia e tyre.
Ai e ka akuzuar Ministrinë e Tregtisë, duke thënë se aksionin e marrë në muajin mars në të cilin ishin konfiskuar sasi të vajit, e kanë bërë vetëm për “show medial”, sepse sipas tij, inspektimet më pas nuk kanë vazhduar me intensitetin që do të duhej.