Ushtria izraelite shkatërron dy shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli nisi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor të pushtuar

Ushtria izraelite shkatërroi dy shtëpi që u përkisnin palestinezëve në qytezat Kafr ad-Dik dhe Bruqin në qytetin Salfit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Kryetari i bashkisë së Bruqinit, Fayed Sabra, tha për Anadolu se buldozerët që i përkisnin ushtrisë izraelite filluan prishjen e dy shtëpive të palestinezëve në qytetet Kafr ad-Dik dhe Bruqin me arsyetimin se ato ishin ndërtuar pa leje.

Sabra tha se një nga këto shtëpi kishte tre kate dhe u shkatërrua plotësisht dhe disa automjete u shkatërruan gjithashtu.

Sabra deklaroi se forcat izraelite kanë rrethuar dy qytete për 6 ditë dhe kanë shndërruar disa shtëpi në seli ushtarake, duke shtuar se shtëpitë e palestinezëve janë kontrolluar dhe sendet e tyre janë shpërndarë.

Ushtria izraelite ka rrethuar dy qytetet që nga mbrëmja e së mërkurës, duke pretenduar se është në kërkim të autorit të një sulmi të armatosur në të cilin u vra një izraelit dhe u plagos gruaja e tij.

Forcat izraelite kanë dëbuar me forcë disa familje nga shtëpitë e tyre dhe kanë filluar t’i përdorin ato si seli ushtarake, sipas një raporti të publikuar të hënën nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli nisi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor të pushtuar.

Që atëherë, në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, kanë humbur jetën 962 palestinezë, përfshirë 171 fëmijë.

Gjatë kësaj kohe, më shumë se 7.000 palestinezë u plagosën dhe 16.400 të tjerë janë arrestuar.

Kategoritë
BotaLajme