Aktiviteti do të përfshijë parashutistët nga “Garda Kombëtare e SHBA-së” dhe helikopterët amerikanë nga aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të ruajnë aftësitë specifike të referuara tek njësitet ajrore
Në ditët në vijim, kontingjenti amerikan i caktuar në Komandën Rajonale të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) në lindje të Kosovës, do të zhvillojë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit, në komunën e Mitrovicës Jugore, transmeton Anadolu.
Siç njofton KFOR-i për media, aktiviteti do të përfshijë parashutistët nga “Garda Kombëtare e SHBA-së” dhe helikopterët amerikanë nga aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të ruajnë aftësitë specifike të referuara tek njësitet ajrore.
“Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, trafiku në rrugën ngjitur me zonën e stërvitjes, parashikohet të ndalet periodikisht gjatë gjithë aktivitetit stërvitor”, thuhet në njoftim.
Kampi Bondsteel është selia operative e Forcave të Kosovës (KFOR) në Kosovë e cila ndodhet afër Komunës së Ferizajt në Kosovën lindore. Ajo kryesohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetet me trupa nga Greqia, Italia, Finlanda, Hungaria, Polonia, Sllovenia, Zvicra dhe Türkiye.









