Ushtarakët nga Kosova tregojnë rezultate të larta në Akademitë Ushtarake të Turqisë

Ushtarakët nga Kosova tregojnë rezultate të larta në Akademitë Ushtarake të Turqisë

“Ky shkollim është realizuar falë bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Republikën e Türkiye-s”, njofton FSK-ja.

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nëntoger Edison Murtezi ka diplomuar me sukses të lartë në Universitetin e Mbrojtjes Nacionale, pranë Akademisë Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Türkiye-s si dhe Sylejman Dalloshi ka përfunduar me sukses Kolegjin profesional të Nënoficerëve (NOF), të Forcave Tokësorë, transmeton Anadolu.

Siç njofton FSK-ja, në ceremoninë shtetërore të organizuar, kanë diplomuar 937 oficerë nga Republika e Türkiye-s dhe 76 oficerë ndërkombëtarë nga 15 shtete, ku në mesin e tyre ishte Nëntoger Murtezi.

“Edison Murtezi dhe Sylejman Dalloshi përfunduan me sukses të lartë shkollimin e tyre në Republikën e Türkiye-s, duke përfaqësuar kështu shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në mënyrën më të mirë, duke treguar rezultate të larta gjatë shkollimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Bëhet e ditur se ata do të kthen në radhët e FSK-së, për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së.

“Ky shkollim është realizuar falë bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Republikën e Türkiye-s, ku një numër i madh i pjesëtarëve kanë ndjekur shkollime e trajnime të shumta në fusha të ndryshme të edukimit ushtarak”, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë e diplomimit të oficerëve morën pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Republikës së Türkiye-s, presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, përfaqësues shtetërorë, të universitetit të mbrojtjes, atashe ushtarak të shteteve të ndryshme, atasheu i Mbrojtjes nga Kosova në Türkiye, familjarë dhe të afërm të diplomuarve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova