UNRWA: Izraeli sulmon 12 objekte të OKB-së që strehojnë mijëra të zhvendosur

Qendra e vetme shëndetësore funksionale e UNRWA-së në veri të Gazës pezulloi operacionet pasi u dëmtua nga sulmi izraelit

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) tha se 12 objektet e saj në qytetin e Gazës u goditën nga Izraeli gjatë javës së kaluar, transmeton Anadolu.

“UNRWA konfirmoi sulme të drejtpërdrejta ose të tërthorta në 12 ambientet e UNRWA-së në qytetin e Gazës, përfshirë nëntë shkolla dhe dy qendra shëndetësore që strehojnë mbi 11 mijë persona midis 11 dhe 16 shtatorit”, tha agjencia përmes kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Zyra e agjencisë në Gaza u dëmtua në një sulm të tërthortë dhe e vetmja qendër shëndetësore funksionale në veri të Wadi Gazës, në veri të Rripit të Gazës, u detyrua të pezullojë operacionet më 13 shtator për shkak të dëmeve të pësuara në një nga sulmet, thuhet në deklaratë.

“Shkatërrimi masiv i infrastrukturës civile, i kombinuar me ndërprerje të rënda të operacioneve humanitare dhe kufizime në akses, po pengon rëndë linjat e fundit të jetës për civilët në qytetin e Gazës”, tha agjencia.

Izraeli miratoi planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të ripushtuar gradualisht Rripin e Gazës në gusht, duke filluar me qytetin e Gazës, ku jetojnë rreth 1 milion njerëz.

Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës, i cili deri më tani ka vrarë mbi 65.300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Kategoritë
BotaLajme