UNRWA: Ikja nga Gaza për shkak të sulmeve izraelite i kushton një familjeje mbi 3.000 dollarë

“Familjet përballen me mungesë karburanti dhe furnizime të ndaluara me ndihma mes gati 2 viteve luftë”, thotë UNRWA

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA tha se ikja nga qyteti i Gazës për shkak të sulmeve izraelite i kushton një familjeje të vetme rreth 3.180 dollarë ndërsa mungesa e karburantit, furnizimet e ndaluara të strehimit dhe hapësirat e mbipopulluara përkeqësojnë krizën humanitare, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në kompaninë amerikane të mediave sociale X, UNRWA theksoi sfida të shumta: mungesën e karburantit, një ndalim gati shtatëmujor të furnizimeve me strehim nga UNRWA-ja, hapësira të përkohshme të mbipopulluara dhe të vështira për t’u gjetur si dhe rënien e të ardhurave familjare pas gati dy vitesh lufte.

Një infografikë shoqëruese tregonte kostot e vlerësuara për një familje të vetme që kërkonte strehim: 1.000 dollarë për një taksi, 2.000 dollarë për një tendë familjare dhe 180 dollarë për sipërfaqe toke, duke arritur në total 3.180 dollarë.

UNRWA-ja i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ofrojë ndihmë për të lehtësuar presionet në rritje financiare dhe humanitare mbi familjet e zhvendosura në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka kryer sulm gjenocidal në Gaza, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 65.174 palestinezëve, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Qindra mijëra janë zhvendosur dhe uria ka marrë jetën e të paktën 440 palestinezëve, përfshirë 147 fëmijë.

Kategoritë
BotaLajme