Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një intervistë të gjatë dhënë nga Haga ka folur për shumë çështje. Ai ka folur për situatën politike, sulmin terrorist në Banjskë, Gjykatën Speciale si dhe bisedën e fundit që pati me babanë e tij gjatë vizitës që ia bëri në spital, në Prishtinë.
Thaçi po ashtu ka folur për punën e mirë që sipas tij është duke e bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Fjalia e Thaçit “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht” thënë në këtë intervistë për “Rubikon”, ka ngjallur reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Shqipërisë ka ndarë një fotografi të Thaçit me këtë fjali.

“Shumë e vërtetë Komandant… Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare…”, shkruan Rama. /Telegrafi/