U kapën në shtëpi bari me vlerë 220 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarët në Spanjë

Policia spanjolle ka vënë në pranga 3 persona për kultivim të lëndëve narkotike, dy prej të cilëve janë shqiptarë të moshës 23 dhe 28 vjeç.

Një tjetër shqiptarë i shpallur më herët në kërkim është arrestuar gjithashtu.

Polica ka sekuestruar në banesat e tyre më shumë se 2100 bimë marijuanë, me një peshë prej 100 kg, me vlerë 220 mijë  euro.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, mësohet se arrestimi i tyre është bërë i mundur pas një denoncimi të bërë nga një fqinj i shqiptarëve , i cili kishte denoncuar në polici se dëgjonte vazhdimisht zhurma të çuditshme nga banesa e të rinjve.

Pas mbikëqyrjes së shtëpisë, e cila dukej si e pabanuar, hetuesit vunë re se në disa pika të shtëpisë lëshohej ndriçimi brenda, si dhe dëgjoheshin zhurmat për të cilat ishte bërë denoncimi.

Agjentët verifikuan se shtëpia ishte e lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik, gjë që tregonte për një aktivitet të mundshëm të paligjshëm brenda saj. Nga hetimet u zbulua se grupi kriminal përdorte një shtëpi të dytë në qytetin e Navarres, Cortes.

Pas vendimit të gjykatës, në shtëpinë Andosilla, u gjetën pesë dhoma të dedikuara ekskluzivisht për mbjelljen dhe kultivimin e marijuanës, në faza të ndryshme të lulëzimit dhe u zbuluan 1224 bimë në gjendjen e tyre maksimale të rritjes. Në shtëpinë e Cortes u sekuestruan 878 bimë marijuanë në faza të ndryshme të lulëzimit si dhe një hanxhar i madh.

Në shtëpinë e Andosillës jetonte një person i ngarkuar me detyrat e ruajtjes, mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së plantacionit, i cili nuk dilte jashtë, jetonte keq në një shtrat të vendosur në kuzhinën ngjitur me frigoriferin dhe ushqimi merrej nga anëtarë të tjerë të grupit kriminal.

Përgjegjësit e plantacionit morën masa të forta sigurie me kamera video vëzhgimi, vëzhgim të përhershëm nga anëtarët e organizatës, ndër të tjera.

Vetëm me mashtrimin për energjinë elektrike ata i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej 53.000 eurosh.

Kategoritë
BotaLajme