U fishkëllye nga tifozët e ekipit të tij, Rashica po konsideron largimin nga Besiktas

Skuadra e Besiktasit ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese për Europa League ndaj Shakhtar Donetsk.

Në këtë ballafaqim, Milot Rashica nuk pati paraqitje të mirë, ku edhe u fishkëllye nga tifozët pas largimit nga loja.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer Rashicës dhe sipas mediave turke, ai tani po konsideron largimin nga ekipi i Solskjaer.

Rashica tani po konsideron seriozisht largimin nga Besiktasi, teksa ditët e ardhshme do vendoset përfundimisht e ardhmja e sulmuesit kosovar.

Kategoritë
LajmeSport