Pakot janë siguruar nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), ndërkohë janë shpërndarë për familjet në nevojë nën kujdesin e Zyrës së Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë.
Nën kujdesin e Zyrës së Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, me rastin e Kurban Bajramit sot janë shpërndarë pako me mish kurbani për familjet në nevojë, raporton Anadolu.
Pakot janë siguruar nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), ndërkohë janë shpërndarë në ambientet e Shoqatës Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar “Shpresa për Jetën” në Tiranë për pjesëtarët e kësaj shoqate.
Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz, në fjalën e tij gjatë shpërndarjes së pakove me mish kurbani uroi të pranishmit për festën e Kurban Bajramit.
Ai theksoi se sot po shpërndajnë kurbanet që i kanë dhuruar “vëllezërit myslimanë nga Turqia”.
“Thotë i dërguar i Allahut në një thënie profetike se ‘njeriu më i mirë ndër ju është ai i cili është më i dobishëm për njerëzit e tjerë’. Në një thënie tjetër profetike i dërguari i Allahut thotë se ‘nëse një myslimani në Perëndim i futet një gjemb në këmbë dhe myslimanët e tjerë në Lindje, në krahun tjetër të botës, nuk shqetësohen për këtë ata nuk e kanë arritur besimin e vërtetë. Turqia dhe vëllezërit myslimanë në Turqi me këtë koncept kanë ecur gjithmonë”, tha Gerlegiz.
Gerlegiz shtoi ndër të tjera se Turqia është munduar që të jetë pranë njerëzve në katër anët e botës.
Gjatë ditës së sotme në Tiranë u ndanë rreth 200 pako, ndërkohë me kontributin e TDV-së në Shqipëri do të shpërndahen në total me rastin e Kurban Bajramit 350 pako me mish kurbani për familjet në nevojë.









