Turqia, gjysmëfinalisti i parë në Eurobasket

Turkey's Alperen Sengun tries to score during the Eurobasket, European Basketball Championship quarter final match between Turkey and Poland at the Riga Arena in Riga, Latvia, Tuesday, Sept. 9, 2025. (AP Photo/Sergei Grits)

Kombëtarja e Turqisë është gjysmëfinalistja e parë në Eurobasket 2025 pas fitores ndaj Polonisë me rezultat 91-77.

Të udhëhequrit nga Ergin Ataman e dominuan takimin që nga çereku i dytë, pasi u shkëputën në epërsi dyshifrore. Pjesa e dytë ishte më e barabartë, me Turqinë që arriti të ruajë avantazhin e krijuar në pjesën e parë, raporton Klankosova.tv.

Sengun ishte më i dalluari edhe një herë tjetër, me 19 pikë, 12 kërcime e 10 asistime. Kenan Sipahi e Ercan Osmani ndihmuan me 11 pikë, respektivishtë 10 pikë.

Turqia do të presë në gjysmëfinale fituesin në duelin ndërmjet Greqisë e Lituanisë. /Klankosova.tv

Kategoritë
LajmeSport