Turqia do t’i dorëzojë NATO-s regjistrat e radarëve që tregojnë provokimet greke

Avionët turq që kryejnë misione mbi Detin Egje dhe Mesdheun Lindor, më 23 gusht u provokuan nga sistemi S-300 i prodhimit rus të Greqisë.

Türkiye po planifikon t’i dorëzojë NATO-s dhe aleatëve të saj regjistrat e radarëve që tregojnë se si sistemi grek i mbrojtjes ajrore S-300 provokoi avionët turq F-16 gjatë misionit në hapësirën ajrore ndërkombëtare, thanë sot burimet, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionët turq të angazhuar në misione mbi Detin Egje dhe Mesdheun Lindor u provokuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore greke S-300 i prodhuar nga Rusia, i vendosur në ishullin e Kretës më 23 gusht.

Megjithatë, zyrtarët ushtarakë grekë mohojnë aktin, i cili është përshkruar si “armiqësor” sipas Rregullave të Angazhimit të NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s po përgatitet t’i dërgojë të dhënat e radarit nga incidenti Sekretariatit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Ministrive të Mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës.

Türkiye, anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, është ankuar për veprimet dhe retorikën e përsëritur provokuese nga Greqia në rajon gjatë muajve të fundit, duke thënë se lëvizje të tilla pengojnë përpjekjet e saj të mirëbesimit për paqe.

Që nga fillimi i vitit 2022, avionët luftarakë grekë 256 herë kanë shkelur hapësirën ajrore turke dhe 158 herë kanë provokuar avionët turq.

Anijet e Rojës bregdetare greke kanë shkelur gjithashtu 33 herë ujërat territoriale turke.

Kategoritë
BotaLajme