Turqi, të ardhurat nga turizmi në vitin 2020 arrijnë në 12.6 miliardë dollarë

Të ardhurat e Turqisë në turizëm në vitin 2020 arritën në 12.6 miliardë dollarë, shifër që shënon rënie prej 65,1 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.

Me shumicën e botës që qëndron në shtëpi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), të ardhurat e Turqisë në turizëm në vitin 2020 arritën në 12,6 miliardë dollarë, shifër që shënon rënie prej 65,1 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Krahasuar me vitin 2019, shpenzimet e turizmit po ashtu ranë për 74,9 për qind në 1,1 miliard dollarë, përkatësisht 954 milionë dollarë të shpenzimeve ishin individuale, ndërsa 151 milionë ishin nga paketat e udhëtimit.

Numri i vizitorëve të ardhur po ashtu ra në 16 milionë, duke shënuar një rënie prej 69,5 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.

80,3 për qind (13 milionë) e vizitorëve ishin shtetas të huaj apo 13 milionë vizitorë, ndërsa 19,7 për qind (3,1 milionë) ishin shtetas turq që jetojnë jashtë vendit.

Dy të tretat e vizitorëve të huaj vizituan Turqinë për udhëtime, argëtim, si dhe aktivitete sportive dhe kulturore, ndërsa pothuajse e njëjta përqindje e shtetasve turq që jetojnë jashtë vendit erdhën në Turqi kryesisht për të vizituar të afërmit dhe miqtë e tyre.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, të ardhurat nga turizmi ranë në gjysmë, respektivisht në 4 miliardë dollarë, përsëri si pasojë e frikës dhe kufizimeve të udhëtimit nga koronavirusi.

Në tremujorin e katërt, të gjitha llojet e shpenzimeve kanë shënuar ulje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, si shpenzimet e shërbimeve të paketave të udhëtimit (72,2 për qind), shpenzimet për turne dhe sporte (68,4 për qind), si dhe ato për arsim dhe kulturë (67,3 për qind).

Kategoritë
BotaLajme