“Telefonata ishte shumë e mirë. Do të flasim përsëri me telefon. E vlerësoj miratimin për TikTokun dhe të dy mezi presim të takohemi në APEC”, tha presidenti amerikan.
Presidenti Donald Trump përshëndeti “përparimin” gjatë bisedës telefonike me homologun e tij kinez Xi Jinping të premten, dhe duket se sinjalizoi miratimin nga Pekini të një marrëveshjeje që kompanitë amerikane të marrin përsipër operacionet e TikTokut në SHBA, transmeton Anadolu.
– Trump dhe Xi zhvillojnë një telefonatë për të finalizuar marrëveshjen për TikTokun
“E përfundova një bisedë shumë produktive me presidentin Xi të Kinës. Bëmë përparim në shumë çështje shumë të rëndësishme, përfshirë tregtinë, fentanilin, nevojën për t’i dhënë fund Luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe miratimin e marrëveshjes për TikTok-un”, tha ai në platformën e tij sociale “Truth Social”.
“Telefonata ishte shumë e mirë. Do të flasim përsëri me telefon. E vlerësoj miratimin për TikTokun dhe të dy mezi presim të takohemi në APEC”, shtoi ai.
Trump po i referohej samitit të ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor (APEC), i cili pritet të mbahet në Korenë e Jugut më 31 tetor.