Trump pyetet nëse është i shqetësuar për sigurinë e tij pas vrasjes së Kirk: Shqetësohem vetëm për vendin tonë

Presidenti amerikan, Donald Trump, është pyetur nëse është i shqetësuar rreth sigurisë së tij, pas vrasjes së aleatit të tij, Charlie Kirk.

Trump ka thënë se nuk ndjehet i shqetësuar për veten, por vetëm për vendin, shkruan Reporteri.net.

“Jo vërtet. Jam vërtet i shqetësuar për vendin tonë. Kemi një vend të mrekullueshëm. Por kemi një grup të së majtës radikale, një grup të çmendurish të vërtetë – absolutisht të çmendur – dhe ne do ta zgjidhim atë problem. Unë jam i shqetësuar vetëm për vendin.”, ka deklaruar Trump për Fox News.

CNN raportoi më herët me burime se Shtëpia e Bardhë ka marrë masa shtesë sigurie për të mbrojtur Trump./Reporteri.net

Kategoritë
BotaLajme