Trump “i lodhur dhe i zhgënjyer”, kërkon paqe në Ukrainë: Biseda telefonike me Zelenskyn dhe Putinin

President Trump and Russian President Vladimir Putin talk during the family photo session at the APEC Summit in Danang, Vietnam, on Saturday.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur përpjekjet e tij për një armëpushim në luftën Rusi- Ukrainë me dy telefonata të rëndësishme.

Sipas CNN, Trump fillimisht ka zhvilluar një bisedë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shumë shpejt do të zhvillojë një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin.

Përderisa ende nuk ka detaje nga bisedimet, më herët, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump është “lodhur dhe është i zhgënjyer me të dyja palët e konfliktit”, duke shtuar se qëllimi i tij është të arrihet një armëpushim dhe t’i jepet fund luftës.

Ndërkohë, në një deklaratë të dhënë edhe nënpresidenti JD Vance tha se Trump do të kërkojë nga Putini nëse është “serioz” për paqen, duke theksuar se SHBA nuk do të humbasë kohë me përpjekje që nuk çojnë në zgjidhje

Kategoritë
BotaLajme