Trump i bën thirrje Evropës të mos blejë naftë nga Rusia

Duke deklaruar se është gati të ndërmarrë veprime kundër Rusisë, Trump mbrojti idenë se edhe vendet evropiane duhet të ndjekin një politikë të ngjashme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje vendeve evropiane të “ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia”, duke theksuar se sanksionet që kanë vendosur ndaj Rusisë nuk janë mjaftueshëm të ashpra, transmeton Anadolu.

Presidenti i SHBA-së, Trump, iu përgjigj pyetjeve të mediave në aeroplanin e tij duke u kthyer nga New Yorku në Washington.

Lidhur me sanksionet e NATO-s kundër Rusisë, Trump u shpreh: “Ata nuk po e bëjnë punën e tyre. NATO duhet të bashkohet. Evropa duhet të bashkohet”. Ai shtoi se vendet evropiane ende po blejnë naftë nga Rusia.

“Vendet evropiane janë miqtë e mi, por ato blejnë naftë nga Rusia. Ne nuk mund të pritet që ne të jemi të vetmit të cilët kundërshtojmë që Evropa të blejë naftë nga Rusia. Nuk dua që ata të blejnë naftë. Sanksionet që ata kanë vendosur nuk janë mjaftueshëm të ashpra. Unë jam gati të vendos sanksione, por edhe ata do të duhet t’i ashpërsojnë sanksionet e tyre në përputhje me atë që bëj unë”, tha Trump.

Duke deklaruar se është gati të ndërmarrë veprime kundër Rusisë, Trump mbrojti idenë se edhe vendet evropiane duhet të ndjekin një politikë të ngjashme.

Ai pretendoi se vendet evropiane aktualisht vetëm po flasin, por nuk po ndërmarrin veprime. “Ne nuk po blejmë naftë nga Rusia. Ata po blejnë shumë naftë nga Rusia. Nuk ishte kjo marrëveshja”, theksoi Trump.

Trump shtoi se Rusia dhe Ukraina ende nuk janë ulur ende në tryezë për të negociuar një “marrëveshje të mundshme paqeje” sepse e urrejnë shumë njëra-tjetrën dhe se ai nuk është i kënaqur nga kjo.

Kategoritë
BotaLajme