Trump flet sot me familjen e Kirk: Nuk mund ta besoj, ishte i mrekullueshëm

WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Donald Trump signs executive orders in the Oval Office on January 20, 2025 in Washington, DC. Trump takes office for his second term as the 47th president of the United States. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Charlie Kirk, bashkëthemelues i Turning Point USA dhe aleat i Trumpit, u vra gjatë një tubimi në Universitetin “Valley” në Utah. Autoritetet atje kanë deklaruar se dyshohet se dorasi veproi i vetëm dhe ndodhet akoma në arrati.

Vrasja e Kirkut u dënua nga të dyja partitë, ndërsa Trump urdhëroi uljen e flamujve dhe foli sot shkurt para gazetarëve.

“Nuk mund ta besoj..çfarë djali i mrekullueshëm ishte, raporton BBC.

I pyetur nëse kishte plane të fliste me familjen e tij, Trump tha se “e ka vendosur për këtë pasdite”.

Për më tepër, Trump tha se “do të flasim” për mënyrën e bashkimit të vendit “shumë shpejt”, pa dhënë më shumë detaje.

“Do ta diskutojmë [këtë]. Nuk mund ta zëvendësosh një Charlie Kirk. Ai ishte unik, siç e dini të gjithë… por ne do të bëjmë më të mirën që mundemi.”

“Ajo që po shihni në lajme është ajo që është,” tha ai.

Kategoritë
BotaLajme