Trump: Asgjë nuk do të ndodhë derisa Putin dhe unë të bëhemi bashkë

President amerikan  Donald Trump sugjeroi se progres i rëndësishëm në bisedimet e paqes në Ukrainë nuk ka gjasa të ndodhë derisa ai dhe presidenti rus Vladimir Putin të takohen personalisht.

Reporterët në bordin e Air Force One, e pyetën Trumpin nëse ishte i zhgënjyer nga niveli i delegacionit që Rusia ka dërguar në Turqi.

“Shiko, asgjë nuk do të ndodhë derisa Putin dhe unë të bashkohemi. Mirë?”, thotë Trump.

“Dhe padyshim që ai nuk do të shkonte. Ai do të shkonte, por ai mendoi se unë do të shkoja”.

“Ai nuk do të shkonte nëse nuk do të isha unë atje dhe nuk besoj se do të ndodhte asgjë, ju pëlqen apo jo, derisa ai dhe unë të bashkohemi, por ne do të duhet ta zgjidhim atë sepse shumë njerëz po vdesin”.

Kategoritë
BotaLajme