Tronditëse në Vjenë nga abuzimi me ezanin: si u shpalos këtë dielë urrejtja ndaj Islamit (video)

Skena tronditëse u panë të dielën në mëngjes në rrugët e Vjenës. Konkretisht, një automjet i pajisur me një altoparlant, nga i cili dëgjoheshin regjistrimet e të shtënave të tmerrshme, po lëvizte ngadalë nëpër rrethin e tetë të qytetit të Vjenës, i shoqëruar nga dy automjete policie.

Videot e automjetit u postuan në profilin e tij nga përfaqësuesi i këshillit bashkiak të SPÖ Omar Al-Rawi, i cili pyeti, “Çfarë po ndodh këtu?”

Pas të shtënave, u lëshua ezani. Banorët e ndërtesave përreth, ë tronditur dhe të frikësuar, veçanërisht për shkak të ngjarjeve të fundit fatkeqe që ndodhën në qendër të Vjenës, edhe në këtë rast menduan se kishte një sulm të ri.

Sidoqoftë, policia raporton se ky është një akt proteste i vetëm një personi privat. Një video tjetër tregon gjithashtu fjalimin e këtij “individi” i cili shprehet se po proteston kundër “islamizimit” në Vjenë.

Në këtë mënyrë, ai mbjell urrejtje dhe intolerancë mes qytetarëve. Sidoqoftë, një grup qytetarësh menjëherë e kundërshtuan këtë provokator dhe shprehën pakënaqësinë e tyre për këtë protestë. /tesheshi.com/

Kategoritë
Lajme