Rusia nisi të premten zgjedhjet tri ditore parlamentare që pritet të fitohen nga partia e presidentit Vladimir Putin.
Janë mbi 100 milionë rusë që janë thirrur të përcaktojnë deri të dielën shumicën e Dumës me 450 deputetë.
“Unë i besoj pozitës tuaj si qytetarë të përgjegjshëm, të balancuar e patriotë, dhe dëshirës se keni për të zgjedhur deputetët që punojnë për të mirën dhe në emër të atdheut tonë të dashur,” i ftoi të enjten votuesit presidenti Putin.
Shumë rivalë të fortë të Kremlinit nuk marrin pjesë në garë pasi ndodhen në burg, janë arrestuar ose përjashtuar.
Mediet e pavarura janë mbyllur për shkak të ligjit që i cilëson agjentë të huaj ndërsa në terren nuk do të jenë as vëzhguesit e OSBE-së, çka e bën procesin pak të lirë dhe të ndershëm.
Shpresoj të mos bëhemi më keq, por të mbetemi njësoj. Do kisha dashur që diçka të ndryshonte, që fëmijët dhe nipërit tanë të kishin një punë, një profesion. “
“Nuk pres gjë nga zgjedhjet por shpreha opinionin tim,” thanë dy qytetarë të Moskës në nisje të votimit.
Partia në pushtet, “Rusia e Bashkuar”, ka tani 336 poste në dhomën e ulët të parlamentit, që ka funksione këshillimore e legjislative më pak me rëndësi sesa presidenca e vendit.
Partitë më të vogla që shpresojnë të rritin numrat në kuvend janë komunistët dhe nacionalistët, të cilët i mbështetin politikat kyç të presidentit Putin prej 21 vitesh në udhëheqje të vendit.