Tregtari Palestinez i përgjigjet ministrit Izraelit pas fjalëve ”unë jam pronari këtu”

Një tregtar palestinez i është përgjigjur deklaratave provokuese të ministrit të ekstremit të djathtë të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i cili pretendoi se ishte pronar i këtyre tokave.

Duke tërhequr vëmendjen se Ben-Gvir lëvizte i shoqëruar nga dhjetëra pjesëtarë të sigurimit, tregtari i tha: “Ti e di se kjo tokë nuk është e jotja.”

Ben-Gvir, i njohur për deklaratat dhe veprimet e tij provokuese ndaj të burgosurve palestinezë, gjatë një vizite te tregtarët, i shoqëruar nga truprojat, bëri sërish deklarata që shkaktuan reagime.

Ai kërcënoi një tregtar palestinez dhe pretendoi se ishte pronari i vërtetë i këtyre tokave.

“UNË JAM PRONARI KËTU”

“Unë jam i zoti i shtëpisë këtu, do të të dëboj prej këtu”, i tha Ben-Gvir tregtarit palestinez.

“TI E DI SE KJO TOKË NUK ËSHTË E JOTJA”

Tregtari palestinez iu përgjigj:

“Unë jam këtu vetëm, ndërsa ti lëviz me dhjetëra truproja, sepse e di se kjo tokë nuk është e jotja.”

“DO TË TË DËBOJ PREJ KËTU”

Pas kësaj, Ben-Gvir vazhdoi me kërcënimet ndaj tregtarit duke thënë:

“Kjo është shtëpia ime, ky është vendi im. Unë jam i zoti i shtëpisë. Do të të dëboj prej këtu.”

I NJOHUR PËR VEPRIMET PROVOKUESE

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Ben-Gvir, i cili shpesh ka bërë deklarata në mbështetje të kushteve të rënda ndaj të burgosurve palestinezë, është bërë vazhdimisht temë e debatit për vizitat e tij provokuese në burgjet ku mbahen palestinezët.

Ben-Gvir ka kryer gjithashtu vizita provokuese në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, ndërsa në dhjetor shkaktoi reagime pasi propozoi që rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë të ndërtoheshin “hendeqe të rrethuara me krokodilë”.

Kategoritë
BotaLajme