Gjyqtari i hetuesisë në Gjykatën e Qarkut në Split ka caktuar një muaj paraburgim për tre britanikët, prej të cilëve dy nga Kosova, të cilët dyshohen se kanë përdhunuar një 28-vjeçare në një hotel në qytet, mësohet në gjykatë.
Dënimi deri në 10 vjet burg
Përdhunimi iu raportua policisë pak pasi ndodhi, dhe në vendngjarje u gjet një prej tre të dyshuarve; më pas u arrestuan edhe dy të tjerët dhe u dërguan për hetim në polici.
Të treve u kërkua paraburgimi si masë sigurie për shkak të rrezikut të arratisjes, kërkesë që u miratua nga gjyqtari. Ata akuzohen për veprën penale të rëndë kundër lirisë seksuale, e kryer mes orës 5:00 dhe 7:30 të mëngjesit të së martës në një dhomë hoteli buzë detit, dhe më pas viktima e lajmëroi menjëherë policinë.
Sipas Kodit Penal, për këtë vepër parashihen dënime nga minimalisht gjashtë muaj deri maksimalisht dhjetë vjet burg.