Tornadot godasin SHBA-të, disa te plagosur, dëme të mëdha në banesa

Dhjetëra tornado goditën shtetet e bashkuara, duke shkaktuar dëme serioze.

Më shumë se 70 goditje u regjistruan në të gjithë vendin, sipas Shërbimit Amerikan të Motit kryesisht në Nebraska dhe Iowa-s. Tornadot e fuqishme rrafshuan shtëpitë, ku ekipet e emergjencave nisën më pas punen për personat e bllokuar.

Tre persona u lënduan në qarkun Lancaster në Nebraska ne nje një ndërtesë industriale, por fatmiresisht jane jashte rrezikut per jeten. Deri më tani nuk raportohet per viktima.

Kërcënimi i motit të keq pritet të vijoj deri të dielën,ndërsa tornado të fuqishme mund të rregjistrohen nga Micigani e deri në Teksas.

Kategoritë
BotaLajme