Një tronditje e re me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Afganistanin lindor – dy ditë pasi një tërmet i fuqishëm në të njëjtin rajon vrau më shumë se 1,400 njerëz dhe plagosi 3,000 të tjerë, sipas qeverisë talebane.
Përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit me magnitudë gjashtë të së dielës janë komplikuar nga rrëshqitjet e dheut që kanë bllokuar rrugët, duke e bërë të vështirë udhëtimin tokësor, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Helikopterët janë vendosur për të ndihmuar në kërkimin e të mbijetuarve në rrënojat e fshatrave të largëta, ku shumë prej tyre dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja.
Qeveria talebane – e cila njihet vetëm nga Rusia – ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. OKB-ja ka lëshuar fonde emergjente, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 1 milion paund (1.3 milion dollarë) ndihmë.