Disa prej terroristëve që janë në kërkim për sulmin terrorist në Banjskë, ishin mbrëmë në ndeshjen Serbi-Angli.
Fotografitë dhe emrat e tyre janë publikuar në rrjetin social X.
Të gjithë janë pjesë e grupit të Milan Radoiçiq. Ata u përfshin në dhunë por edhe me thirrjet “Kosova është Serbi”.
Në fotografi ishin Stefan Jovanoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Danjel Dukiq. Të gjithë pjesë e aktakuzës për rastin në Banjskë.