“Bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë fundjavë në vendin tonë priten temperatura të ngritura, cilat kategorizohen si Valë e të nxehtit me intensitet mesatar. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit”, thuhet në njoftim.IKSHPK më tej ka dhënë disa rekomandime se si ta kalojmë këtë periudhë me vapë.
“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjat dhe fëmijët nga nxehtësia”, thuhet tutje. /Telegrafi/
