Agjentët e huaj shënjestruan sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore dhe lëshuesit e raketave gjatë sulmeve të qershorit
Agjencia e inteligjencës së jashtme izraelite Mossad, pretendohet se vendosi më shumë se 100 agjentë të huaj në Iran para sulmeve të qershorit, transmeton Anadolu.
Në lajmin e kanalit televiziv “Channel 13” të Izraelit u paraqitën disa pretendime lidhur me planet e sabotimit të Mossad-it kundër Iranit para sulmeve, të cilat filluan më 13 qershor dhe zgjatën 12 ditë.
Në lajm thuhet se para sulmeve ndaj Iranit, Mossad-i trajnoi shumë agjentë të huaj jo-izraelitë për çështjen e sistemeve të avancuara raketore.
Thuhet se Mossadi vendosi më shumë se 100 agjentë të huaj të trajnuar në Iran para sulmeve të qershorit.
Këta agjentë me armët e avancuara që i futën në mënyrë ilegale në vend, thuhet se u ngarkuan me detyrën e shkatërrimit të sistemeve iraniane të mbrojtjes ajrore dhe lëshuesve të raketave balistike gjatë sulmeve, të cilat filluan më 13 qershor.
Agjentët e huaj shënjestruan sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore dhe lëshuesit e raketave gjatë sulmeve të qershorit.
Më 13 qershor Mossad-i ndau me mediat imazhet për të cilat pretendohet se u përkisnin anëtarëve të tij që shënjestronin sistemet e mbrojtjes ajrore dhe lëshuesit e raketave balistike në Iran