James Rubin, ish- zyrtari i lartë amerikan që po dëshmon si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit, tregoi për një bisedë telefonike asokohe ndërmjet presidentit të ShBA-së, Bill Clinton dhe Hashim Thaçit.
Thaçi i kishte thënë “të gjitha gjërat e duhura”, tha James Rubin, ndërsa shtoi se ishte “mbresëlënëse” për Clinton.
Kjo në kohë bombardimesh dhe zotimet e Hashim Thaçit se nuk do të kishte “dhunë hakmarrëse” ndaj serbëve të Kosovës.
“Thaçi kishte thënë të gjitha gjërat e duhura në bisedë me Clinton. E kujtoj që ai kishte pasur përshtypje të mirë në bisedë me lider të UÇK-së nga një ambient lufte, ku njerëzit kishin vuajtur gjithëçfarë gjërash, që edhe në atë kohë, pa prompt, që ai dërgoi mesazhet më të mira, dhe kur këtë e bënë te Presidenti i ShBA-së, është gjë shumë e mirë për të bjë. E di që Clinton kshte pasur përshtypje të mirë . Që s’do të kishte hakmarrje retributive dhunë ndaj pakicave. Clinton kishte përshtypje të mirë dhe ia ka kishte thënë shefit të sigurisë kombëtar”, tha Rubin.
Për më tepër, më vonë, tha James Rubin: “Unë bëja çmos ta mbaja për fjale për këtë zotim ndaj Clinton”.