“TEKNOFEST Istanbul” nesër hap dyert për vizitorët

TEKNOFEST, festivali më i madh në botë i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, i organizuar për të 13-tën herë nën kujdesin e Fondacioni Turk i Ekipit të Teknologjisë (T3 Foundation) dhe Ministrisë turke të Industrisë dhe Teknologjisë, do të bashkojë entuziastët e teknologjisë nesër në aeroportin “Atatürk” të Stambollit, raporton Anadolu.

“TEKNOFEST Istanbul” për të cilin Agjencia Anadolu (AA) është partneri global i komunikimit, do të fillojë nesër dhe do të mirëpresë vizitorët deri më 21 shtator.

Festivali mbahet në aeroportin “Atatürk” të Stambollit dhe do të presë një gamë të gjerë ngjarjesh, aktivitetesh nga garat deri te shfaqjet ajrore.

“TEKNOFEST Istanbul” spikat me kategoritë e tij të konkursit që mbështesin zhvillimin teknologjik në fusha kritike. Ekipet që kalojnë fazën e para-përzgjedhjes në garat, të cilat do të mbahen në 58 kryesore dhe 137 nënkategori, do të përfitojnë nga mbi 85 milionë TL (Lira Turke) në mbështetje financiare. Ndërsa ekipet fituese do të marrin mbi 65 milionë TL (Lira Turke) në çmime totale.

Më shumë se 565 mijë ekipe dhe 1.1 milion konkurrentë që kërkojnë të realizojnë ëndrrat e tyre aplikuan në garat teknologjike të organizuara si pjesë e “TEKNOFEST Istanbul”.

– Gamë e gjerë aktivitetesh, nga shfaqje ajrore te koncerte, nga punëtori edukative te shfaqje shkencore

TEKNOFEST, i cili ka pritur gati 11 milionë vizitorë deri më sot, do të ofrojë aktivitete për pesë ditë në Stamboll për vizitorë të të gjitha moshave, nga fëmijët e vegjël te të rriturit e rinj, familjet te entuziastët e teknologjisë.

Festivali do të përfshijë gamë të gjerë përvojash, përfshirë shfaqje ajrore, koncerte, shfaqje skenike, ekspozita, punëtori edukative, zona përvojash simulimi, një planetarium, shfaqje shkencore, Tunelin e Kohës TEKNOFEST, një ekspozitë të mjeteve kombëtare detare, tokësore dhe ajrore, ngjarje panairi dhe aktivitete speciale të fluturimit të parë për nxënësit e studentët.

Në kuadër të festivalit më 19 shtator në orën 19:00 në skenën e festivalit do të performojë për fansat e tij edhe artisti dhe muzikanti turk i rokut Kıraç.

– Hyrja në festival është falas dhe kërkohet regjistrimi online

“TEKNOFEST Istanbul” do të përfshijë shfaqje ajrore nga industritë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes. Festivali do të përfshijë performanca nga ekipet akrobatike me avionë SOLOTÜRK dhe “Turkish Stars” si nga dhe avionët luftarakë F-16.

Në festival do të paraqiten helikopterët ATAK, Hürkuş, ANKA, Bayraktar TB2, Bayraktar TB3 dhe Bayraktar AKINCI.

Hyrja në “TEKNOFEST Istanbul” është falas ndërsa vizitorët duhet të regjistrohen në internet për të hyrë dhe dalë nga zona e eventit. Vizitorët do të jenë në gjendje të hyjnë dhe të dalin nga zona e eventit midis orës 9:00 të mëngjesit dhe 19:00 të mbrëmjes.

Përdorimi i transportit publik për të arritur në zonën e festivalit do të sigurojë qasje të shpejtë dhe të lehtë për vizitorët.

Informacione të hollësishme rreth “TEKNOFEST Istanbul” dhe regjistrimit të vizitorëve mund të gjenden në adresën www.teknofest.org.

Kategoritë
BotaLajme