Sulmi me shishe ndaj Fehmi Kupinës, policia ka shoqëruar tre persona
SHPÉRNDAJE
24/09/2025
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës njëherit kryetar i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina është sulmuar sot me shishe pas mbledhjes së Kuvendit Komunal.
Lidhur me këtë incident policia ka shoqëruar tre persona. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë në kryeqytet, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast”, tha Pllana.