Para luftës izraelite, shoqata u ka ofruar mijëra fëmijëve mbështetje edukative, rehabilitim psikosocial dhe programe artistike, duke e bërë atë një nga organizatat kryesore të shoqërisë civile në Gaza
Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar ndërtesën e Shoqatës Kulturore dhe të Mendimit të Lirë në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, e cila ka shërbyer si qendër për aktivitete edukative dhe sociale të fëmijëve për vite me radhë, raporton Anadolu.
Ndërtesa e qendrës kulturore, e shënjestruar nga ushtria izraelite, për një periudhë të gjatë ka pritur projekte artistike, kulturore dhe edukative për fëmijët në zonë.
Para luftës izraelite, shoqata u ka ofruar mijëra fëmijëve mbështetje edukative, rehabilitim psikosocial dhe programe artistike, duke e bërë atë një nga organizatat kryesore të shoqërisë civile në Gaza.
Në fillim të muajit tetor, midis Izraelit dhe Hamasit u arrit një marrëveshje armëpushimi në Gaza, bazuar në një plan të paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump. Faza e parë përfshinte lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, ndërsa plani po ashtu parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.
Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 69 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën kryesisht në të pabanueshme.












