Sulm i ri islamofobik nga kongresmenia republikane: Në shënjestër kolegu i saj, bashkëshortja e të cilit është myslimane

Kongresmenia e Partisë Republikane, Nancy Mace, ka vazhduar me sulmet e hapura islamofobike ndaj kolegëve të saj në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Kësaj here në shënjestër ishte kolegu i saj i partisë, Cory Mills.

Mills ishte një nga katër republikanët që votuan kundër iniciativës së propozuar nga Mace, e cila kishte të bënte me deklaratat e kongresmenes demokrate Ilhan Omar.

Pasi për ditë me radhë e kishte quajtur Omarin “armik të shtetit amerikan” dhe “xhihadiste”, Mace tani i ka drejtuar sulmet e saj islamofobike ndaj Millsit, për shkak të “akuzës” se bashkëshortja e tij është myslimane.

Mace publikoi një postim jashtëzakonisht kontrovers, ku përsëriti disa teori konspirative që lidhen me myslimanët në SHBA.

Ajo pretendoi se imami që martoi Millsin me bashkëshorten e tij, Rana Al Saadi, ishte pjesë e grupit që organizoi sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork – edhe pse nuk ka asnjë provë për këtë, dhe ky person kurrë nuk është akuzuar si pjesë e atij grupi.

Përveç kësaj, Mace pretendoi se Mills ishte martuar në një “xhami që i përket Al Kaedës” dhe se ai është “mysliman që e fsheh këtë”.

Natyrisht, bëhet fjalë për teori konspirative, për të cilat Mace është e njohur, duke pasur parasysh se gjatë sulmeve ndaj Omarit kishte publikuar, po ashtu pa prova, se ajo ishte martuar me vëllain e saj.

Kategoritë
BotaLajme