Protestuesit u mblodhën në zonën Odenplan të Stokholmit duke kërkuar që nga Izraeli të kërkohet llogari për shkak të gjenocidit që ka kryer në Gaza, si dhe të lejohet dërgimi i ndihmave humanitare në enklavë.
Në kryeqytetin suedez, Stokholm, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, është mbajtur një demonstratë në mbështetje të Palestinës ku u protestua kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.
Protestuesit u mblodhën në zonën Odenplan të Stokholmit duke kërkuar që nga Izraeli të kërkohet llogari për shkak të gjenocidit që ka kryer në Gaza, si dhe të lejohet dërgimi i ndihmave humanitare në enklavë.
Gjatë protestës u mbajtën pankarta me mbishkrimet “Fëmijët po vriten në Gaza”, “Shkollat dhe spitalet po bombardohen” dhe “Zbatoni një embargo gjenocidale ndaj Izraelit”.
Duke brohoritur slogane të tilla si “Liri për Palestinën, jo planit të Trumpit”, demonstruesit pastaj marshuan drejt sheshit Segel Torg.
Në protestën ndaj të cilët një numër i madh forcave të policisë morën masa paraprake, artistët vendas me shallin palestinez dolën në skenë dhe kënduan për fëmijët e Gazës.
Aktivisti dhe akademiku suedez, Roberto Felicetti, për Anadolun tha se palestinezët po përballen me gjenocid në botën moderne.
“Sepse ata po përjetojnë një gjenocid të tmerrshëm. Ne nuk mund të heshtim përballë gjenocidit. Duhet ta themi me zë të lartë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më shumë. Njerëz të pafajshëm, fëmijë, civilë vazhdojnë të jenë në shënjestër në Gaza. Të qëndrosh i heshtur do të thotë të jesh bashkëfajtor në gjenocid. Izraeli nuk i sheh më palestinezët si qenie njerëzore dhe po i masakron ata. Ajo që po ndodh nuk është normale, ju lutem mos qëndroni të heshtur ndërsa shikoni masakrën, ajo që po ndodh atje nuk është vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe një sulm ndaj demokracisë”, tha Felicetti.