Krahas gjashtë të vdekurve, sulmi ka shkaktuar shumë të plagosur, tha për AA një zyrtar i policisë
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës ndaj një kafeneje në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i policisë, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha për AA se lokali ku u krye sulmi është afër selisë së Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës dhe Sigurisë në Mogadishu.
Krahas gjashtë të vdekurve, sulmi ka shkaktuar shumë të plagosur, shtoi zyrtari somalez.
Edhe pse askush ende nuk e ka marrë përsipër sulmin, organizata terroriste Al-Shabaab shpesh organizon sulme ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve.