Solskjaer vazhdon kontratën me Manchester Unitedin

Solskjaer që nga dhjetori i vitit 2018 është trajner i Manchester Unitedit

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer (48) ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2024, transmeton Anadolu Agency (AA).

Solskjaer që nga dhjetori i vitit 2018 është trajner i Manchester Unitedit në vend të Jose Mourinho dhe e çoi ekipin deri në pozitën e gjashtë në fund të sezonit 2018-2019.

Në sezonin 2019/2020, i pari në të cilin ai ishte në stol që nga fillimi, Solskjaer dhe ekipi i tij zunë vendin e tretë në kampionat me gjysmëfinalet e Kupës së Ligës, FA Kupës dhe Ligën Evropa.

Sezonin e kaluar, ekipi përfundoi në vendin e dytë në kampionat ndërsa humbi në finalen e Ligës Evropa nga Villarreali.

Kategoritë
LajmeSport