Snajperisti në Dallas hapi zjarr ndaj Shërbimit Amerikan të Migracionit, po përcaktohet numri i viktimave

Në zyrën e Shërbimit Amerikan të Migracionit dhe Doganave (ICE) në Dallas ka ndodhur një të shtëna, ku po përcaktohet numri i të vrarëve, ndërsa të paktën tre persona janë plagosur.

Këtë informacion e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të ICE-it, Todd Lyons.

Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për një sulm snajperi.

“Ne kemi tre persona që aktualisht janë goditur. Nuk jemi të sigurt për gjendjen e tyre. Ata janë dërguar në spital,” tha ai.

Ministrja e Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem, shtoi se ka më shumë të vrarë dhe të plagosur.

“Sulmuesi ka ndërruar jetë nga një plagë me armë zjarri që ia shkaktoi vetes. Edhe pse ende nuk e dimë motivin, e dimë se agjencia jonë e zbatimit të ligjit ICE po përballet me dhunë të paparë ndaj saj,” theksoi ajo.

Për momentin nuk ka informacione të hollësishme mbi atë se kush është goditur në sulm dhe nëse viktimat janë të punësuar të ICE-it.

Në objektin ku ndodhi sulmi ndodheshin të punësuar të ICE-it, civilë dhe migrantë të ndaluar.

Që nga kthimi i Donald Trumpit në pushtet, agjencia është përballur me kritika për shkak të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës ndaj migrantëve.

Kategoritë
BotaLajme