Udhëtimi i futbollistëve të Monacos për në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Club Brugge u shndërrua në kaos për shkak të një defekti në sistemin e klimatizimit të avionit.
Në kabinë u krijua një vapë e padurueshme, ndaj lojtarët u detyruan të zhvesheshin deri në të brendshme dhe përpiqeshin të freskoheshin duke valëvitur rrobat.
Pamjet e pazakonshme i regjistroi Jordan Teze dhe i publikoi në Snapchat, ku shokët e tij të ekipit dukeshin sikur ishin në sauna.
Pas daljes nga avioni, një pjesë e ekipit u pa gjysmë i zhveshur në pistë, ndërsa fluturimi në fund u anulua.
Lojtarët u kthyen në shtëpi dhe u vendos që drejt Belgjikës të niseshin vetëm ditën e ndeshjes.
Trajneri Adi Hütter tha se siguria ishte mbi gjithçka, ndaj në marrëveshje me drejtuesit e klubit u mor vendimi për shtyrjen e udhëtimit.
Pavarësisht kësaj situate të pakëndshme, ai u shpreh i bindur se ekipi i tij do të jetë gati për të nisur sezonin evropian.