S’ka garanci për furnizim të rregullt me rrymë në dimër

S’ka garanci për furnizim të rregullt me rrymë në dimër

Furnizimi me rrymë në Kosovë, aktualisht, është i mirë, por nuk ka asnjë garanci se kështu do të jetë edhe gjatë dimrit, thonë nga Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS. Sipas tyre, furnizimi në stinën më të ftohtë të vitit, kur edhe rritet nevoja për ngrohje, do të varet nga niveli i prodhimit vendor të rrymës, niveli i konsumit dhe çmimi në berzat ndërkombëtare.

Ky i fundit ka ndryshuar shumë gjatë muajve të fundit, për shkak të krizës globale energjetike, të thelluar nga lufta në Ukrainë. Çmimi i rrymës në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë rreth 430 euro për megavat në muajin gusht, krahasuar me 150 euro sa ka kushtuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar raporton Radio Evropa e Lirë.
Më 24 nëntor, ndërkaq, çmimi ka qenë 265 euro për megavat.

“Çmimet në berza ndërkombëtare, aktualisht, janë dukshëm më të vogla, por nuk dihet se si do të jenë gjatë stinës së dimrit”, thotë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova