Sinjal i rëndë për Ukrainën nga Washingtoni: Krimeja është humbur

Një këshilltar i lartë i presidentit të zgjedhur Donald Trump ka thënë se administrata e ardhshme do të përqendrohet në arritjen e paqes në luftën në Ukrainë, në vend që të përpiqet të rikthejë territoret e humbura në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.

Bryan Lanza, një strateg i Partisë Republikane, i tha BBC-së se administrata Trump do të kërkojë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky versionin e tij të një “vizioni realist për paqen”.
“Po, dhe nëse presidenti Zelensky vjen në tavolinë dhe thotë se mund të kemi paqe vetëm nëse kemi Krimenë, ai tregon se nuk është serioz,” tha ai.

Kategoritë
BotaLajme