Si dështoi projekti i stadiumit më të bukur në botë: Po ndërtohet një objekt krejtësisht ndryshe

Kur kinezët nisën ndërtimin e një stadiumi me kapacitet 105 000 vendesh ulëse në Guangzhou, synohej që ai të ishte jo vetëm më i madhi, por edhe me dizajnin më të bukur në botë. Mirëpo, projekti u falimentua komplet.

Në vitin 2020, gjigandi i futbollit kinez, Guangzhou Evergrande, filloi punimet për këtë stadium 105 000 vendësh, me plan të përfundonte deri në fund të vitit 2022. Megjithatë, pesë vjet më vonë, objekti ende nuk është përfunduar. Për më tepër, është hequr dorë nga dizajni origjinal “lule lotus”, dhe po ndërtohet një stadium shumë më i vogël e më i thjeshtë.

Vlera fillestare e punimeve, mbi një miliard euro, ishte parashikuar të arrinte përfundimin në dhjetor 2022. Por gjërat nuk shkoi ashtu siç u planifikua. Pronari, Evergrande Group, u fundos në borxhe marramendëse prej mbi 200 miliardë eurosh. Qeveria kineze ndërhyri, ia mori stadiumin kompanisë, ndërsa përpjekjet e Evergrandes për ta shitur atë dështuan. Klubi u përball më pas me falimentin dhe rënien nga liga.

Stadiumi qëndroi i pambyllur për mbi dy vjet, me vinça dhe skela të braktisura që kalbeshin në vend.

Vitine që lamë pas, grupi investues shtetëror i ndërtimeve në Guangzhou mori përsipër projektin dhe rifilloi punimet. Kostoja u ul në “vetëm” 280 milionë euro, pra pesë herë më pak se parashikimi fillestar. Stadiumi i ri do të ketë 73 000 vende ulëse, dhe dizajni “lotus” mbetet vetëm një kujtim.

Kategoritë
Sport