“Shqipërisë i kërkohet të arrestojë kryerabinin i dyshuar për krime lufte në Gaza”

Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinezët (ICJP), tha të mërkurën se kishte “paraqitur një njoftim zyrtar në policinë shqiptare në lidhje me një anëtar të ushtrisë izraelite të dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte”

Raportohet se Shqipërisë i është kërkuar të arrestojë kryerabinin e vendit, Yoel Kaplan, i dyshuar për krime lufte në Gaza.

Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinezët (ICJP), një grup i të drejtave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, tha të mërkurën se kishte “paraqitur një njoftim zyrtar në policinë shqiptare në lidhje me një anëtar të ushtrisë izraelite të dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte”.

Në media theksohet se të mërkurën, një çështje kundër Kaplan, një shtetas izraelito-amerikan, ushtar aktiv izraelit dhe kreu i komunitetit të vogël hebre të Shqipërisë, iu dorëzua prokurorit të përgjithshëm në Tiranë.

Gjithashtu thuhet se Kaplan është fotografuar në Gaza dhe videot e tregojnë atë në uniformë të ushtrisë izraelite.

“Kemi arsye të besojmë se ky individ është aktualisht i pranishëm brenda juridiksionit shqiptar dhe se policia vendase duhet ta hetojë dhe arrestojë atë urgjentisht”, thuhet në deklaratën e ICJP-së, ku raportohet se në deklaratë nuk është përmendur emri për arsye ligjore.

Kategoritë
LajmeRajoni