Shpërthim në një autobus pranë Damaskut, raportohet për viktima

Shpërthim në një autobus pranë Damaskut, raportohet për viktima

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Jaramana në periferi të kryeqytetit sirian, ndërsa ende nuk është specifikuar numri i viktimave.

Disa persona u vranë dhe u plagosën pasi një bombë shpërtheu në një autobus pasagjerësh në lagjen Jaramana në periferi të Damaskut, raportoi media shtetërore siriane, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror Al-Ikhbariya njoftoi se një pajisje shpërtheu brenda autobusit, por nuk specifikoi numrin e viktimave.

Transmetuesi nuk dha detaje të tjera lidhur me rrethanat e shpërthimit.

Ministria e Brendshme e Sirisë dhe autoritetet e sigurisë nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare në kohën e publikimit, ndërsa asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Kategoritë
BotaLajme