Shkon në 115 numri i viktimave, qytetarët vendosin lule e qirinj në vendin ku ndodhi sulmi terrorist në Moskë

Numri i viktimave që humbën jetën nga sulmi terrorist në Moskë, vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet ruse, deri më tani 115 persona kanë humbur jetën. Mes viktimave janë edhe 3 fëmijë.

Persona të armatosur u futën në një sallë koncertesh duke hapur zjarr ndaj të pranishmëve.  Përpara se të largoheshin autorët e sulmi hodhën granata duke shkaktuar shpërthime të forta dhe qindra viktima. Lidhur me këtë ngjarja 11 persona janë arrestuar, katër prej të cilëve akuzohen si të përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

Kievi në një deklaratë zyrtare ka mohuar kategorikisht përfshirjen në këtë sulme, ndërsa ishte Shteti Islamik që mori përsipër autorësinë e kësaj ngjarje të rëndë.

Qytetarët kanë bërë homazhe në vendin ku ndodhi tragjedia , duke vendosur lule dhe ndezur qirinj.

Ndërsa qindra njerëz të tjera u janë bashkuar thirrjeve për të dhuruar gjak për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

Kategoritë
BotaLajme