Shkatërrimi i grupit kriminal në Serbi, reagon Vuçiç: Donin të më vrisnin bashkë me familjen

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka reaguar lidhur me arrestimin e 17 anëtarëve të një grupi kriminal që përmbushte urdhrat e klanit Kavac dhe shefave të tyre Radoj Zvicer dhe Slobodan Kašćelan.

Vuçiç theksoi se këta janë vrasës që kanë vendosur emrat e tij dhe të fëmijëve në listën e vrasjeve.

” Nuk i di të gjitha detajet. Këta persona janë të lidhur me përgatitjet dhe tentativat për vrasje dhe me trafikun e drogës. Disa donin vdekjen time, e disa edhe vdekjen e fëmijëve të mi ” , tha Vuçiç nga Parisi dhe shtoi se ka prova të qarta të mbledhura përmes Sky.

Presidenti serb shtoi se edhe shumë të tjerë ishin në shënjestër të grupit të Nikola Vušovich.

Kategoritë
LajmeRajoni