Shifra shqetësuese të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale – këto janë statistikat

Në pesë muajt e parë të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsej 64 raste të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale, teksa numër i lartë i këtyre rasteve u raportuan edhe në muajin qershor, korrik dhe gusht.

Nga Policia e Kosovës kanë treguar shifra të rasteve që janë raportuar për ngacmim seksual dhe sulm seksual në këtë vit dhe atë paraprak.

Në pesë muajt e parë të këtij viti në policinë e Kosovës janë raportuar 37 raste të ngacmimit seksual. Krahas këtyre shifrave, edhe 27 raste tjera u raportuar për sulm seksual.

Në 2022, në total numri i rasteve të ngacmimeve seksuale shkoi në 93.

Ndërkaq i sulmeve seksuale 69.

E në 2021 u raportuan gjithsej 102 raste të dhunimeve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi