Sipas ambasadës, sulmet e fundit kanë përfshirë hedhjen e granatave të dorës ose granatave trullosëse ndaj automjeteve, banesave private dhe bizneseve, shpesh nga persona që lëviznin me motoçikleta
Ambasada e SHBA-së në Kuds ka lëshuar një alarm të sigurisë, duke paralajmëruar shtetasit amerikanë për një rritje të ndjeshme të dhunës që lidhet me rivalitetet mes grupeve të krimit të organizuar në Izraelin qendror, transmeton Anadolu.
“Ambasada e SHBA-së në Kuds po monitoron nga afër raportimet për një rritje të dhunës, kryesisht në zonat e Tel Avivit, Jafës dhe Herzliyas”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas ambasadës, sulmet e fundit kanë përfshirë hedhjen e granatave të dorës ose granatave trullosëse ndaj automjeteve, banesave private dhe bizneseve, shpesh nga persona që lëviznin me motoçikleta.
Ambasada i këshilloi shtetasit amerikanë të tregojnë vigjilencë, veçanërisht në zonat tregtare gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës.
Gjithashtu, ajo u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonat me prani të shtuar të policisë, të raportojnë çdo objekt të dyshimtë tek autoritetet lokale dhe të rishikojnë planet e tyre personale të sigurisë.
Ambasada inkurajoi gjithashtu udhëtarët të regjistrohen në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP) për të marrë përditësime në kohë reale.
Në njoftim thuhet gjithashtu se qytetarët duhet të mbajnë në një vend të sigurt furnizimet thelbësore, përfshirë ushqim, ujë dhe barna.










